Wayne Rooney mund të rikthehet te Evertoni në fund të këtij sezoni. Sulmuesi anglez është drejt fundit të karrierës dhe me shumë gjasa këtë verë do të largohet nga United. Pas ardhjes së Ibrahimoviç, Rooney nuk ka qenë titullar në shumë ndeshje.
Së fundmi mediat angleze bëjnë me dije që “Djajtë e Kuq” do të transferojnë në merkaton e verës, Antoine Griezmann dhe në këtë mënyrë vendi i titullarit për yllin anglez do të zihet nga francezi i Atletikos.