Një sasi prej 50 kilogramësh kokainë është kapur nga policia e New Yorkut në SHBA. Ajo që ka rënë në sy është se mbështjellja e lëndës narkotike ka qenë me logon CR7, shkrim që i përket yllit të Juventus, Cristiano Ronaldo. Inicialet e tij mbi këtë sasi të madhe droge kanë shtyrë policinë që të hetojë në vendet e Amerikës Latine.
Dukshëm mbishkrimi CR7 ishte vendosur për të tërhequr vëmendjen nga produkti i vëretë, me policinë që nuk janë shtangur. Të mbështjellë si pako veshjesh sportive, veç kokainës së kapura janë sekuestruar edhe 200 mijë dollarë cash dhe janë arrestuar 2 persona.