Cristiano Ronaldo nuk po qëndron absolutisht me pushime. Me siguri ai do të jetë në fushë për Superkupën e Europës që do të luhet më 9 gusht në Trondheim të Norvegjisë, pasi Luzitani nuk heq dorë. Dëshiron që të jetë 100% sa më shpejtë që të jetë e mundur, por pa pasur ndonjë rrezik tjetër. Qëllimi i tij është që të arrijë formën më të mirë fizike përpara se të nisë kampionati në Spanjë.
Pas fitores së Europianit me Portugalinë, Ronaldo është duke shijuar pushime relaksusese me familjen dhe miqtë në Ibiza. Por, ai nuk po kryen thellësisht pushime, pasi është duke shkuar në një klinikë në ishull për të përshpejtuar kohën e shërimit nga lëndimi i ligamenteve të gjurit pas përplasjes me Payet. Do të duhen afro katër javë që lojtari të arrijë shërimin.