Të mërkurën do të luhet ndeshja e parë gjysmëfinaliste ndërmjet Portugalisë së Ronaldos dhe Uellsit të Gareth Bale. Në ktë pikë që kanë arritur skuadrat askujt nuk do ti pëlqente të hiqte dorë dhe të bënte prapakthehu për shpalljen kampionë të Europës. Ndërkohë që Bale është shprehur se ndeshja ndërmjet dy skuadrave është shumë më shumë sesa ”lufta” mes tij dhe Ronaldos, ky i fundit nga ana tjetër ka vendosur të flasë me humor për përballjen.
‘‘Bale është një shok i mirë dhe një lojtar fantastik. Nuk do ta kisha fare problem nqs do të ma pasonte topin gabimisht të mërkurën’‘, shprehet Ronaldo duke qeshur.
Të dy lojtarët luajnë në rradhët e Realit të Madridit dhe shpeshherë e ndajnë bashkë peshën e sulmit.