Mbrëmjen e së dielës, në orën 20:30 minuta, stadiumi ‘Santiago Bernabeu’ do të presë finalen e Kupës së Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors. Kjo ndeshje do të ketë edhe të ftuar special. Bëhet fjalë për dy futbollistë që në 10 vitet e fundit e kanë dominuar futbollin dhe për kohë me radhë gjithmonë do të jetë pyetja e famshme se kush prej tyre është më i mirë, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi?
Portugezi dhe argjentinasi kanë preferuar ta shijojnë nga afër këtë sfidë, sikurse raportojnë mediat e huaja. Të dy lojtarët deri më tani me skuadrat e tyre kanë bërë shumë mirë, si Ronaldo për Juventusin dhe Messi për Barcelonën.