Roma fiton ndaj Milanit në “Olimpiko” me rezultatin 1-0. Autori i golit ishte Raxha Naingolan në minutën e 62-të.
Një goditje potente nga jashtë zone nga ana e mesfushorit belg që e dërgoi “sferën” në cepin e djathtë të portierit Donaruma.
Rastin më të mirë Milani e pati në pjesën e parë, por Niang nuk shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Ai që shkaktoi penalltinë, portieri i Romës, Shezni u bë “hero” pak sekonda më pas me pritjen e gjuajtjes së sulmuesit të Milanit.
Me këtë fitore, Roma shkëputet në vendin e dytë me 35 pikë, 3 më shumë se Milani.
https://www.youtube.com/watch?v=yOyb_9wVT-U
11-metershi i humbur nga Niang
https://www.youtube.com/watch?v=ySFxtmKX5T0