Romela Begaj është dënuar nga Federata e Botërore e Peshëngritjes me përjashtim nga garat sportive, duke mos siguruar kështu provat e stanazololit në trupin e saj
Begaj nuk ka bindur me provat e saj, por vetëm ka thënë se: “Vij nga një familje e varfër dhe kam kaluar shumë vështirësi nga fëmijëria ime deri më tani. Sporti i peshëngritjes është i vetmi burim të ardhurash për mua dhe nuk do të bëja asnjëherë asgjë për të prishur karrierën time”.
Në këto kushte, Federatës nuk i ka mjaftuar kjo përgjigje dhe ka dhënë ndëshkimin me 8 vite për pezullim nga aktiviteti sportiv.
“Duke qenë se sportistja e ka të përsëritur pozitivitetin ndaj dopingut, do të dënohet me sanksionin maksimal që është 8 vjet dhe do të hiqen të gjitha rezultatet nga aktiviteti ku ka rezultuar pozitive dhe të gjitha rezultatet nga periudha e fillimit të kësaj çështjeje, që është fundi i vitit 2017”.