Euzebio di Françesko do të jetë trajneri i ri i Rmoës. Ai ka mbërritur në Trigora për të nënshkruar kontratën që e bën “timonier” të kryeqytetasve për dy vitet e ardhshme.
Nga sa raportojnë mediat italiane, Euzebio po qëndron me drejtorin sportiv, Monki para se të nënshkruajë kontratën, nga e cila do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon.
Në këtë mënyrë ai do të zëvendësojë Spaletin e larguar që ka marrë drejtimin e skuadrës së Interit.