Roma është e interesuar për anësorin e Milanit, spanjollin Suso, i cili ka një klauzolë prej 38 milionë eurosh. Sikurse raporton e përditshmja italiane “La Repubblica” klubi verdhekuq nuk do të dëshironte të ofronte më shumë se 25-30 milionë euro.
Kujtojmë se vitet er fundit pavarësisht se kuqezinjtë nuk kanë kaluar formën më të mirë të mundshme, ai ka qenë gjithmonë ndër mnë të mirët në fushë për ta. Të reja priten në ditët në vazhdim për këtë interesim të mundshëm të klubit kryeqytetas për fantazistin.