Roma i është kthyer sërish Antonio Contes. Klubi verdhekuq thuajse nuk e llogarit më në pankinën e kryeqytetasvë italianë teknikun aktual Eusebio Di Francesco. Duke parë refuzimin që i bëri Real Madridit një muaj më parë, Roma ka kontaktuar sërish me ish-trajnerin e Italisë, Juventusit dhe Chelseat. Por ish-futbollisti bardhezi është paralelisht në bisedime me gjigantët e PSG-së dhe Manchester United dhe përgjigjia e tij për Romën duhet ende kohë që të vijë.
“Ujkonjat” po kalojnë një sezon të paqëndrueshëm dhe nga java në javë regjistrojnë rezultate aspak premtuese. Zgjedhja e Contes do të sillte siguri dhe stabilitet brenda kampiot kryeqytetas.