Bayern Munchen renditet në vend të tretë pas 11 javëve të luajtura. Loja jo e mirë e bavarezëve solli edhe shkarkimin e trajnerit Kovaç, por kjo nuk do të thotë se ekipi nuk e ka liderin e tij. Bëhet fjalë për Robert Lewandowski-n, sulmuesin që ka i vetëm ka shënuar këtë sezon më shumë gola se shtatë klube të Bundesligës gjermane të futbollit.
Kapiteni i kombëtares polake ka gjetur rrjetën plot 16 herë gjatë këtij sezoni. Forma e mirë e gjigantit të sulmit ka ndikuar direkt në pikët e grumbulluara nga Bayern, që ka siguruar 21 të tilla. Leëandoëski ka gjetur rrjetën më shumë se ekipet e Paderborn, Koln, Mainz, Augsburg etj. 31 vjeçari duket se e ka marrë “për dore” ekipin, duke e mbajtur vetëm katër pikë larg kreut. Forma e mirë vijon ta mbajë atë në merkato, duke nxitur interesimin e Real Madrid, PSG apo Manchester United.