Ka startuar takimi i radhës Partizani – Laçi në “Elbasan Arena”. Në këtë ndeshje mungojnë tifozët e Laçit, pa ndonjë arsye, thjesht nuk kanë dashur të mbështesin ekipin e tyre në takimin ndaj Partizanit.
Siç dhe është parë në ndeshjet e tjera, Guerrilsat e Partizanit janë vendosur gjithmonë pas porte, por në takimin e sotëm ndaj Laçit ata janë vendosur në pjesën ballore, pas mungesës së tifozëve të Laçit.
Duke parë se këta të fundit mungojnë dhe se mundësia për krijim konfliktesh nuk ekziston, është vendosur që Guerrilsat të vendosen në pjesën ballore edhe pse bileta është më e kushtueshme.