Raphael Varane është një nga lojtarët kyç të Real Madrid. Mbrojtësi francez prej disa sezonesh është pjesë e formacionit madrilen duke fituar çdo trofe të mundshëm në karrierën e tij. Dëshira e lojtarit është të qendrojë edhe për disa sezone ne Madrid dhe drejtuesit kanë nisur nga puna për rinovimin e kontratës së tij.
Nga ajo që bën të ditur eksperti I merkatos, Nicolo Schira Real Madrid po përgatit rinovimin deri në 2025 me mbrojtësin francez. Nga ana tjetër edhe kampioni I botës dëshiron të qendrojë në Madrid dhe firma duket thjesht një formalitet.