Vllaznia fitoi Kupën e Shqipërisë. Skuadra shkodrane mposhti 1-0 Skënderbeun në “Air Albania” e në fund ngritën lart trofeun duke e rikthyer në Shkodër pas 13 vitesh pritje. I ftuar në emisionin “Skaner”, ish trajneri i Tiranës, Nevili Dede analizoi këtë takim, ndërsa theksoi se Vllaznia e meritoi trofeun.
“Kthimi i tifozëve është një lajm i mirë dhe jep një shenjë pozitive. Në stadium kishte më shumë shkodranë sesa të Skënderbeut. Meritojnë të festojnë dhe me plot gojë mund të them se e meritojnë. Vllaznia pritej të kishte zotërimin e topit. Ishte ndeshje barabartë deri në 30 minutat e para. Kur Da Silva filloi të lëvizë midis mbrojtjes, ndryshoi loja për Vllazninë.
Pritej më shumë nga Vllaznia. Deri në fund ndeshja u bë më e bukur, për faktin se nuk po shikohej më gol. Një ndeshje që besoj se e fitoi skuadra që luajti më mirë. Të dyja skuadrat mund të bënin më shumë. Skënderbeu priste që të mos pësonte gol dhe kur minutat kalonin, prisnin shansin që të godisnin. Memelli duhet të rrezikonte pak më shpejt.”, u shpreh Dede.Rikthyen Kupën në Shkodër pas 13 vitesh, Nevil Dede elozhe Vllaznisë: Fitoi skuadra më e mirë, e meritojnë të festojnë