Vllaznia vijon të udhëheqë kampionatin shqiptar. Diferenca me ndjekësit është +6 piëk, teksa kemi hyrë në një fazë të rëndësishme të sezonit. Lojtari Erdenis Gurishta ka dhënë një intervistë për Report Tv, ku flet për shumë tema. Distanca me rivlaët të jep qetësinë e duhur, e për këtë janë të bindur të gjithë në Shkodër. Vllaznia ka një tifozëri të zjarrtë, e për Gurishten mos-prezenca e tyre është një mëkat më vete.
“Ishte shumë e rëndësishme që të kthehemi te fitorja pas atij hapi fals që bëmë në shtëpi kundër Laçit, por tani duhet të fokusohemi te Skënderbeu. Duhet ta vlerësojmë shuëm dhe nuk duhet ta shohim si skuadrën e vendit të fundit të renditjes. Duhet të japim maksimumin dhe duhet të luftojmë shumë për të marrë trepikëshin.
Presioni- Tek ekipi jonë nuk ka aspak presion jemi të qetë. Presioni duhet të jetë tek ekipet kundërshtare që janë poshtë nesh, sepse ata kanë patur objektiva madhorë dhe nuk e kanë menduar ecurinë tonë kaq të mirë. Besoj se mund të kemi prishur shumë plane. 6 pikë para nuk janë as pak as shumë, por na japin një qetësi për të vazhduar në këtë rrugë.”
Mungesa e tifozëve: Me tifozët në stadium në këtë momente, me këtë ecuri të mirë që po tregojmë, me lojrat e mira dhe me pikët që kemi do të ishte një atsmoferë që në kampionatin shqiptar nuk është parë asnjëherë. Gjithsesi shpresoj që të jetë shumë e afërt dita që do happen stadiumet, pasi çdo ekip ka nevojë për tifozët e vet” – tha ai.