Manchester United dhe Roma “përplasin brirët” të enjten, në kuadër të Gjysënfinales së Parë së Europa League. Për kanalet e UEFA, ka folur lojtari i italianëve, Edin Dzeko. Dzeko thotë se rikthimi në Old Trafford është emocionues, pasi nuk ka luajtur atje, që kur aktivizohej me anën tjetër të Manchesterit, atë të Cityt. Boshnjaku pohon se ekipi do luajtë pa frikë.
“Kur luan në gjysmëfinalet e një kompeticion europian, gjëja e parë që të vjen në mendje është ngritja lart e trofeut. Do të përballemi me një nga kundërshtarët më të fortë të 20 viteve të fundit në Europë, por nuk kemi frikë, pasi çdo gjë është e mundur. Manchester United niset sigurisht si favorit në këtë takim, por ne jemi të karikuar maksimalisht për të bërë mirë në fushë.Që kur u largova nga Manchester City, nuk jam rikthyer më në “Old Trafford” dhe ky është një emocion më vete. Do të jetë një sfidë speciale për mua, duke qenë se për shumë vite luaja një nga derbit më të bukur në botë në atë stadium” – Tha ai.