Bajram Jashanica ka lënë pas momentet e kqija në karrierë duke u rikthyer në fushë me fanellën e Skënderbeut. Mbrojtësi shtatlart u dënua nga FIFA me dy vite, në momentin më të mrië të karrierës së tij, për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara. 29 vjeçari tregoi vullnet kampioni duke ruajtur formën e tij përgjatë dy viteve dhe tashmë e ka nisur direkt si titullar me ekipin e Skënderbeut. Në ndeshjen e dytë të zhvilluar pas 2 viteve me ekipin e Skënderbeut, Jashanica arriti të shënonte ndaj Luftëtarit në fitoren 2-0. Mbrojtësi i Skënderbeut në një intervistë për “insport” ka zbuluar emocionet e të qenit sërish në fushë.
Rikthimi në fushë pas dy viteve me fanellën e Skënderbeut?
“Është ndjenjë shumë e mirë, me pa durim e kam pritur të rikthehem aty ku e kam lanë. Po, shpresoj shumë që të arrijmë akoma më shumë. Po ishte një ndjenjë shumë e mirë pasi kam kaluar 6-7 vite këtu dhe erdhi një moment që të jem kapiten i ekipit është një motiv shtesë për mua dhe të vazhdoj akoma më shumë të punoj nuk është e thjeshtë ta mbash shiritin e kapitenit duhet përgjegjësi ta mbash atë dhe jam i lumtur dhe kam një përvojë ta mbajë”, ka thënë Jashanica.
E ardhmja dhe ofertat nga ekipe të tjera?
“Gjatë kësaj periudhe dy vjeçare që e thashë dhe më lartë që nuk dua as ta kujtoj. Normal kam bërë stërvitje dhe pastaj stërvitje individuale, palestër dhe nga 4 janari 2020 jam fokusuar vetëm tek stërvitja me grupin dhe të arrij një formë optimale dhe besoj ja kam arrit shumë mirë. Po ka pas disa oferta si në Kosovë nga disa ekipe të Superligës, Maqedoni dhe këtu në Shqipëri por vendosa të jem pjesë e Skënderbeut deri në fund të sezonit pasi e kam parë edhe pak të ndershme që të jem këtu edhe në këto momente që po ndodhet klubi deri në qershor ka dhe gjyqin e fundit dhe pastaj do shikojmë. Shpresoj që të jetë një vendim pozitiv për ne”, u shpreh mbrojtësi i Skënderbeut.