Flamurtari po vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Luftëtarit ditën e diel. Skuadra vlonjate ishte e fundit që u grumbullua për të nisur kampionatin dhe në 3 javët e para nuk ka mundur të marrë asnjë pikë dhe duke mos shënuar asnjë gol.
Një mungesë në këto ndeshje ka qenë ajo e Xhevahir Sukaj. Sulmuesi rinovoi me Flamurtarin, por nuk ka bërë ende debutimin e tij për këtë sezon për shkak dëmtimi. Pauza e kampionatit duke se i ka shërbyer për mirë pasi lojtari është rikuperuar pothuajse dhe me shumë mundësi do të jetë gati për ndeshjen e fundjavës. Gjithçka do të vendoset këtë javë gjatë seancave stërvitore.