Sherif Kallaku është pranë rikthimit te Teuta. Durrsakët po negociojnë me Lokomotivëne Zagrebit për ta pasur në huazim fantazistin për sezonin që vjen. Abc News bën me dije se palët kanë diskutuar dhe gjithçka mund të zgjidhet pozitivisht.
Teuta u shpall kampione këtë sezon në Shqipëri dhe kërkon të përforcojë skuadrën me elementë të talentuar për në kualifikueset e Champions League. Kujtojmë se durrsakët e shitën për 150 mijë euro Kallakun verën që shkoi, me lojtarin nga Fushë-Kruja që ka kontratë deri në 2024 me skuadrën kroate. Me ekipin e Lokomotivës, Kallaku zhvilloi sezonin që u mbyll 26 takime, 17 nga të cilat nga minuta e parë, duke shënuar 2 gola.