Wayne Rooney me shumë mundësi do të rikthehet përsëri te kombëtarja angleze. Lajmi konfirmohet nga ‘Sun’, që zbulon se së shpejti sulmuesi do t’i bashkohet skuadrës së ‘3 luanëve’. E gjithë kjo ka vetëm një arsye. Ish-lojtari i Manchester United, tashmë është i transferuar në kampionatin amerikan, DC United dhe me performancat e mira që ka zhvilluar, ka bërë që ta bind trajnerin Sauthgate për të thirrur përsëri në Kombëtare.
Kujtojmë që me skuadrën e Manchester United, Rooney është sulmuesi më i mirë i historisë, ku ka arritur të fitojë shumë trofe, thuajse gjithçka, dhe mbi të gjitha së bashku me Cristiano Ronaldon kanë qenë një ndër dyshet më të rrezikshme në futboll.