Alexis nuk po kaloi një formë të mirë të Manchester United sezonin e kaluar. Sulmuesi kilian vuan nga një dëmtim me Kombëtaren në Kupën e Amerikës dhe nuk është ende gati për të luajtur. E ardhmja e tij duket se do të jetë larg Anglisë pasi lojtari nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Merkato në hyje në kampionatin anglez është mbyllur, por në dalje është ende e hapur për Ligat e tjera në Europë.
Sanchez mund të rikthehet në Itali dhe është Roma skuadra që ka shfaqur më shumë interes për shërbimet e tij. Kiliani mund të mbërrijë në formë huazimi, por ngelet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e Manchester United. Sanchez në të kaluarën e tij ka luajtur për Udinezen në Itali para se të transferohej te Barcelona.