Danilo Alvesh largohet nga Flamurtari. Për herë të dytë brenda pak muajsh, sulmuesi brazilian “zhduket” nga skuadra. Ditën e sotme mësohet se Alvesh ka lënë qytetin e Vlorës dhe nuk ka dalë në stërvitje me skuadrën e Maganit.
Kjo është hera e dytë që sulmuesi amerikanojugor braktis Flamurtarin.
Në fillim ai u largua pas përfundimit të sezonit të fundit, duke pretenduar se nuk ishte paguar.
Më pas ai mori tri rrogat e prapambetura nga klubi vlonjat dhe lidhi një kontratë të re, por me kushtin se do të duhej të paguhej në kohë dhe me asnjë vonesë.
Me sa duket kjo nuk ka ndodhur dhe Danilo është rebeluar sërish.