Vjen në mbrëmje Champions League me dy sfida tepër interesante.
Juventus pret në shtëpi Porton, të cilën e mundi me rezultatin 2-0 në stadiumin ” Estádio do Dragão” dy javë më parë. Zonja e vjetër është pothuajse e kualifikuar për fazën tjetër dhe duhet vetëm të menaxhojë rezultatin.
Në sfidën tjetër, Leicester City, e cila është edhe surpriza e këtij sezoni, do të ëndërrojë një fitore ndaj Sevillas. Kujtojmë që takimi i parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të spanjollëve.
Takimet Juventus-Porto dhe Leicester Sevilla, të vlefshme për fazën e 1/8, do të luhen sonte në orën 20:45.