Merih Demiral do të mungojë për dy ndeshjet e radhës të Juventusin. Qendërmbrojtësi ka pësuar një dëmtim në ndeshjen kundër Cagliarit që “Zonja e Vjetër” e fitoi me rezultatin 2-0.
Lajmi është bërë me dije nga klubi italian që ka treguar se lojtarit turk i duhen 10 ditë për t’u riaftësuar. Në lajmërimin për mediet thuhej:
“Koha e rikuperimit është 10 ditë, mbrojtësi turk do të mungojë dy ndeshjet e ardhshme”, shkruhej në kanalin zyrtar të klubit të Juventusit.
Kësisoj ai do të jetë i gatshëm për Andrea Pirlon për ndeshjen kundër Dinamos së Kievit që do të luhet në datën 2 dhjetor.