Skuadra e Partizanit i kthehet sot seancave stërvitore në kompleksin “Internacional” në Pezë. Ndeshja e të premtes me Tetutën bën që edhe distanca kohore për përgatitjet të jetë e vogël, por të kuqtë do mundohen të marrin maksimumin.
Mbrojtësi Sodiq Atanda, është rikthyer nga pezullimi dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Sulejman Starova. Nigeriani i cili ka qenë titullar i padiskutueshëm, mund të ketë penalizime nga Starova në kuadër të ndeshjes së dobët kundër Luftëtarit. Gjithçka pritet të shihet gjatë ditëve të stërvitjes dhe se si Starova do e ndërtojë ndeshjen.