Pas një viti e gjysmë, më në fund edhe në Kosovë rikthehen tifozët në stadiume.
Sfida që do luhet me prezencë të tyre është ajo mes kampionëve të vendit, Prishtinës dhe uellsianëve të Connahs. Ndeshja do të luhet këtë të marte në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe është e vlefshme për raundin e dytë të Conference League.
Kryeqytetasit këtë takim do ta zhvillojnë me praninë e tifozëve, ku lejohet 30 për qind e kapacitetit të stadiumit të mbushet. Ndërkohë drejtuesit kanë nxjerrë në shitje dhe biletat për këtë sfidë.
Të gjithë të interesuarit për të blerë një biletë atë duhet ta bëjnë me një kartë identiteti. Biletat fillojnë nga 3 euro për tribunat prapa portave, ndërsa në tribunat në lindje ato janë 5 euro. Çmimi më i lartë i biletave është në tribunat e perëndimit, ku kushton 10 euro.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.