Fiorentina është duke luajtur me Leçen në Seria A, sfidë e vlefshme për javën e 14. Në minutën e 46 të pjesës së dytë, “ylli” i ekipit viol, Frank Ribery ka pësuar një dëmtim të rëndë në këmbën e djathtë.
Ribery u përplas me Tachtsidis dhe ngeli i dëmtuar në vend, në kaviljen e tij. Trajneri Montella u detyrua të bënte zëvendësimin e tij me Boateng, ndërsa mjekët akoma nuk kanë dhënë një njoftim për masën e dëmtimit të francezit.
Sfida është në vijim dhe Leçe po fiton me rezultatin 0-1.