Trajneri i Sheriff Tiraspol ka folur në prag të ndeshjes me Teutën. “Djemtë e Detit” luajnë sot në transfertë (19:00), teksa durrsakët kanë humbur 0-4 në “Niko Dovana”. Për trajnerin e moldavëve, edhe pse rezultati ishte i thellë në ndeshjen e parë, detyra e do që të shënojnë sërish. Juri Vernidub ka kërkuar nga të tijtë që të tregojnë cilësi në një ndeshje që do ketë 30 përqind publik dhe vlen për turin e parë të Champions League.
“Mendoj se jemi gati. Kanë kaluar 6 ditë nga ndeshja e mëparshme. Gjëja më e rëndësishme është të mos merremi me rezultatin që treguam në Shqipëri. Ne e studiuam kundërshtarin edhe më mirë. Ky është futbolli. Mendoj se djemtë e kuptojnë këtë, ata do të dalin dhe do ta luajnë këtë ndeshje me dinjitet. Të gjithë djemtë që ishin në Shqipëri janë të gatshëm për të ndihmuar ekipin.
Çfarë i them lojtarëve përpara takimit me Teutën? Dilni dhe luani, mos mendoni për rezultatin. Përkundrazi, duhet menduar vetëm për fitoren. Ne jemi të detyruar të dalim dhe të tregojmë një lojë të mirë. Për më tepër, do të ketë spektatorë në lojë”, ka deklaruar Juri Vernidub.