Tashmë është zyrtare, Feronikeli ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Dejan Vukicevic. Rezultatet e dobëta dhe vendi I 6 në renditje për kampionët në fuqi ka bërë që drejtuesit e klubit të largojnë trajnerin. 6 fitore 1 barazim dhe 5 humbje në 12 javë kampionat ka marrë Feronikeli në drejtimin e Dejan Vukicevic dhe për këtë arsye pak minuta më parë klubi nga Kosova ka njoftuar edhe zyrtarisht largimin e trajnerit, ndërsa nuk ka bërë ende të ditur se cili do të jetë pasuesi I tij.
Njoftimi I Feronikelit:
Trajneri, Dejan Vukicevic dhe FC Feronikeli kanë ndërprerë bashkëpunimin.
Pas një bisede të trajnerit, Vukicevic dhe Presidentit të klubit, Naser Ramaj, që të dy janë dakorduar që të ndërpritet bashkëpunimi, që do të thotë se Vukicevic nuk do të jetë më trajner i FC Feronikelit.
Është e dukshme që klubi po kalon në një fazë jo të mirë dhe se ndryshimet ishin të nevojshme, prandaj edhe erdhi deri te kjo ndërprerje e bashkëpunimit.
Sidoqoftë, FC Feronikeli falënderon trajnerin, Dejan Vukicevic, për punën dhe profesionalizmin e treguar deri në ditën e tij të fundit si trajner i klubit.
FC Feronikeli do të njoftojë me kohë për pasuesin e trajnerit, Vukicevic.