Nuk kanë fund problematikat te Kukësi.
Sikur të mos mjaftonte rokada në pankinë, ekipi duhet të përballet edhe me
mungesa të rëndësishme të organikës. Kështu, Ernest Gjoka dhe stafi i tij nuk
do të kenë të gatshëm Gëzim Krasniqin për pjesën e mbetur të sezonit.
Mbrojtësi ishte prezent vetëm në 10 minutat e para ndaj Kastriotit, duke e lënë
fushën i dëmtuar. Nga ekzaminimet rezulton se dëmtimi ka qënë mjaft i rëndë, ndërsa
pritet të mungojë për të paktën 6 muaj.
Një lajm vërtetë i rëndë ky, duke parë që për takimin me Laçin, Gjoka nuk do të
ketë në dispozicion as Dzaria, Ylli Shametin dhe Olsi Teqja.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.