Real Madridi dëshiron të sjellë lojtarët më të mirë në qarkullim. Klubi mbretëror mbetet “parajsa” e ëndërruar e shumë yjeve botërorë. Spanjollët duan të investojnë paratë e siguruara nga shitja e Cristiano Ronaldos te Juventus për të sjellë në Madrid njërin prej yjeve më të kërkuar në merkaton e fundit verore.
Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare sulmuese Nabil Fekir, që luan me Lyonin në Francë. Futbollisti që ishte në radhët e rezervave të kampionëve të botës (Franca) ishte një hap larg transferimit te Liverpooli, por klubi anglez vendosi të refuzonte blerjen e tij për shkak të problemeve fizike që ai kishte.
Ndërkohë që “Los Blancos” do të tentojnë ta marrin lojtarin në merkaton e radhës dhe mendohet se ccmimi i tij do të jetë sa gjysma e shitjes së Cristiano Ronaldos te Juventusi (56 milionë €).