Revolucion total te Kukësi pas sezonit zhgënjyes dhe mos arritjen në Europë. Skuadra verilindore ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa nga klubi është larguar drejtori Nexhipi. RTSH Sport bën me dije se klubi ka larguar edhe trajnerin Mirel Josa.
58-vjeçari mori drejtimin e skuadrës në muajin janar, ndërsa kishte dhe një vit kontratë me Kukësin, por klubi ka vendosur që të gjejë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm. Për momentin nuk ka ende një njoftim zyrtar, por në ditët në vijim pritet të zbulohet më shumë rreth teknikut të ri që do të drejtojë Kukësin në vitin e ardhshëm.