Juventus u mposht dje me përmbysje (4-2) nga Milan në “San Siro”. Bardhezinjtë shënuan dy herë ndërsa u tjetërsuan për pak minuta, duke pësuar 4 gola në shthurrje e sipër. Në Torino të shumtë kanë qenë lojtarët që janë bërë çështje, pasi forma e tyre ka lënë për të dëshiruar.
Te Zonja e Vjetër janë disa futbollistë që po shqetësojnë me formën e tyre dhe sipas calciomercato, do të sistemohen te skuadra të tjera në fundin e sezonit. Revolucioni do të nisë nga mbrojtja, duke u shtrirë në reparte të tjera. Mosha dhe rinovimi i grupit duket se do bëjnë që edhe Bonuçi të jetë më valixhe në dorë.
Danilo dhe Rugani janë në listën e shitjeve, ndërsa me ardhjen e Arthur Melo, Rabiot shihet jashtë. Bernardeschi, Ramsey, Matuidi e Khedira s’janë pjesë e planeve te Zonja. Douglas Costa dhe Higuain në sulm duken larg bardhezinjve, ndërsa klima mund të bëjë që edhe trajneri Sarri të largohet nga drejtuesit. Një verë e nxehtë për bardhezinjtë, që luftojnë në Serie A dhe Champions këtë sezon.