E ardhmja e futbollit shqiptar duhet të nis nga moshat. Një epokë e re ka nisur pasi Federata shqiptare ka vendosur për talentet e akademive. Komiteti Ekzekutiv miratoi propozimin për “Përcaktimin e vlerave të kompensimit për trajnim dhe kategorizimin e klubeve”, duke përmirësuar aktet rregulluese aktuale mbi llogaritjen e kostos së trajnimit. Ky ndryshim erdhi si rrjedhojë e nevojës për të nxitur dhe ndihmuar klubet dhe akademitë sportive në punën e tyre me moshat, në mënyrë që ti jepet përpasi rritjes së lëvizjes futbollistike në të gjithë vendin, dhe vlerësuar e shpërblyer klubet e akademitë që prodhojnë elementë cilësorë. Kostot e Trajnimit janë ndarë në katër kategori, 1, 2, 3 dhe 4, dhe kostot vjetore për trajnim, respektivisht për çdo kategori janë: 30 milionë lekë, 20 milionë lekë, 10 milionë lekë dhe 5 milionë lekë për kategorinë 4. Lidhur me këtë vendim ka folur edhe Redi Jupi, i cili aktualisht drejton një prej akademive në kryqytet. Në një intervistë për “Abc News”, Jupi është shprehur se kjo është një gjë mjaft pozitive për futbollin e moshave.
Përse mendoni se ky vendim do të ketë ndikim kaq të madh?
“Deri tani mendonin që nëpërmjet udhrave nga lart mendohej se mund të rregullohej futbolli i moshave. Futbolli i moshave do rregullohet tani pas këtij vendimi që është marrë. Nëpërmjet këtij vendimi dhe infrastruktura do gjejë mënyra që të përmirësohet dhe të shkojë atje ku duhet”.
Përtej mungesës së fitimit nga klubet për talentet, sa të përballueshme janë pagesat dhe sa përzgjedhje bëhet për më të mirët?
“Ato pagesa janë për shërbimin që marrin. Nuk është e vërtetë që nuk ka bursa dhe tolerime për fëmijët e talentuar. Nëse numri do bëhet 50 mijë, 60 mijë patjetër do shkohet tek seleksionimi”.
Redi Jupi është krijues i akademisë “Football Republic”. Si po i shkojnë punët?
“Sipërmarrje shumë të mëdha. Po shkon mirë. Është organizim i përditshëm i 500-600 komponentëve të ndryshëm. Jemi në rrugën e duhur. Me ngritjen e disa qendrave të tilla pas disa viteve futbolli shqiptar do marrë frytet e tij