Një ndër emisionet më të ndjekur sportiv në Shqipëri, “Procesi Sportiv”, do të rikthehet në ekranet shqiptare në muajin shtator, kur pritet që të nisë dhe gara për kampionation e Kategorisë Superiore.
Në këtë “talk-show” ndryshimet pritet që të ketë, ashtu si çdo vit, por pjesa që do të mbetet e paprekur do të jetë ajo e drejtuesve të emisionit, Edi Manushit dhe Marina Vjollca, të cilët janë dhe të parët që e kanë startuar këtë emision. Edhe pse u përfol se një nga të dy moderatorët do të largohej, kjo gjë nuk do të ndodhë.
Gjithçka është konfirmuar nga vetë Manushi, i cili për “newsport.al” u shpreh: “Nuk do të ketë ndryshime te moderatorët e emisionit, do të jemi unë dhe Marina”. Sa i përket pjesës tjetër, se kush do të jetë opinionist apo specialist futbolli dhe i moviolës, pritet që të ketë ndryshime. Këto pozicione gjatë viteve të fundit janë mbajtur nga Redi Jupi, Bujar Pregja dhe Gëzim Sinemati.