Kosova, pavarësisht se nuk arriti të kualifikohet në Euro 2020, ka arritur të fitojë zemrat e të gjithëve. E përditshmja britanike “The Sun” i ka kushtur sot një artikull ”dardanëve”, duke qënë se nesër Anglia luan pikërisht ndaj tyre.
Vlen të përmendet fakti se gazeta britanike, ka në faqen e saj të parë edhe banderolat e mikëpritjes që mund t’i gjesh kudo në Prishtinë, veçanërisht ajo e Sterling: “mirësevjen vëlla”. Kur bëhet fjalë për Sterling ata shkruajnë: “Rivalët tanë e duan atë”. Kosova i luajti ndeshjet e saj pothuajse si e barabartë mes kombëtareve më të forta të globit, madje duke kërkuar edhe kualifikimin.