Ermir Lenjani pak ditë më parë ka refuzuar që të bashkohej me skuadrën e Gungamp për një shifër që shkon në 500 mijë euro, ndërsa ka preferuar që të mbetej te Rennes. Në këtë skuadër ai vazhdon të ketë kontratë.
Në sfidën e sotme që Rennes e ka zhvilluar kundër Nancy, Ermir Lenjani është aktivizuar në minutën e 72-të, duke asistuar në fitoren 2-0 të skuadrës së tij. Edhe pse situata e tij tek ekipi francez nuk është pozitive, duket se mesfushori i kombëtares kuqezi do të vazhdojë të mbetet pjesë e tyre.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.