Janë luajtur të gjitha ndeshjet e javës së 32-të të Superiores ku rezultatet surprizë nuk mungojnë
Vllaznia harron të fitojë, kuqeblutë ndalen nga Kastrioti i vendit të fundit me rezultatin 2-2 në “Elbasan Arena”. Kurtanët marrin një pikë shprese, shkodranët largohen nga gara për Europën.
Egnatia i afrohet më shumë Europës, rrogozhinasit mposhtën Bylisin me rezultatin 2-0 duke blinduar kështu vendin e tretë. Nga anatjetër Ballshiotët nuk po arrinjë të gjejnë ecurinë.
Teuta ndal hapin kampion të Tiranës duke u larguar kështu +5 pikë nga Kukësi i vendit të 8-të duke u larguar më shumë zonës së ftohtë.
Bardheblutë ndalen para derbit dhe tashmë cdo gjë është e hapur pasi Partizani mund Kukësin dhe afrohet në -2 pikë. Duke lënë gjithçka të hapur për derbin që do luhet në 17 maj. Verilindorët me këtë humbje e shikojnë veten shum pranë Play-outit duke vështiresuar edhe më shumë garën për mbijetesën.
Laçi dhe Erzeni e mbyllin në paqe. Për kurbinasit ky barazim i mban sërish në garë për pasi Vllaznia humbi ndeshjen e saj ndërsa shijakasit mund të thuhet se mbesin në vendnumëro.
Renditja: