Kategoria Superiore mbylli sot javën e 17-të me dy ndeshjet e fundit. Kj ojavë solli pëmrbysje të kreut teksa Tirana merr kryesimin pas fitores me Bylisin ndërsa Partizani gaboi me Kastriotin duke i hapur krahun rivalëve bardheblut. Vllaznia vijon ecurinë pozitive teksa shkon në tre ndeshje me fitore dhe ngjitet në vendin e tretë me 28 pikë.
Egnatai dhe Erzeni vazhdojnë garën e ngushtë teksa janë me kuotë të barabartë pikësh, 26, në vendet 4 dhe 5 respektivisht. Laçi rikthehet në ecurinë negative teksa në tre ndeshejt e fundit nuk ka marrë asnjë pikë dhe mbetet në vendin e gjashtë me 20 pikë, 1 më shumë se Kastrioti që barazoi me Partizanin.
Teuta ka lënë më në fund fundin e renditjes dhe ngjitet në zonën Play-Our pas barazimit me Egnatian. Dy vendet e fundit i takojnë Bylisit dhe Kukësit me 17 dhe 16 pikë.