Kategoria e Parë ka mbyllur javën e 12-të ditën e sotme dhe kryesimi vazhdon të jetë i njëjti edhe pse Dinamo humbi ndaj Tërbunit në transfertë. Fitorja e Tërbunit i ngjit ata në vendin e gjashtë me 19 pikë. Flamurtari ndjekës shpërdoroi “asistin” e pukjanëve teksa barazoi me Besëlidhjen e vendit të fundit dhe mbetet nën hijen e Dinamos.
Korabi fitoi bindshëm 3-0 ndaj Tomorit dhe parakalon Skënderbeun me Besën në vendet 4 dhe 5. Beratasit ndërpresin kështu ecurinë me tre fitore rradhazi por mbeten në vendin e tetë, mes Luzit dhe Apolonisë që u ndanë në barazim.
Lushnja rikthehet më në fund te fitorja që i jep pak frymë ekipit në këtë fundviti. Verdhëjeshilët mposhtën minimalisht Orikun dhe ngjiten në zonën Play-Out me 12 pikë, 1 më pak se Apolonia. Oriku vijon formën negative dhe zbret në vendin e 11-të. Turbina lë për herë të parë vendin e fundit teksa fitoi ndaj Burrelit dhe i barazon me pikë, 11 aq sa edhe Oriku. Ndërsa, vendi i fundit tashmë i mbetet Besëlidhjes.
Renditja: