Humbja me Islandën duket se ka ndikuar negativisht te kuqezinjtë, të cilët kanë njohur zbritje në renditjen e përgjithshëm të FIFA-s. Institucioni më i lartë i futbollit botëror ka publikuar renditjen për muajin maj.
Shqipëria ka zbritur 4 vende duke u renditur në pozicionin e 66-të, ndërsa Kosova ndodhet në ashensor ngjitës. Ekipi i drejtuar nga trajneri Challande është ngjitur 6 pozicione duke u renditur në vendin e 121-të. Ndërkohë vendin e parë duket se e ka hipotekuar Belgjika.