FIFA ka publikuar renditjen e muajit pas ndeshjeve të eliminatoreve. Edhe pse Shqipëria arriti të fitojë kundër Islandës duke bërë një paraqitje tejet pozitive, kuqezinjtë janë renditur në vendin e 64-të, ashtu si muajin e shkuar. Pra, nuk është ndryshuar asnjë pozicion.
Ndërkohë Kosova njeh vetëm rritje, teksa renditet në vendin e 119-të një pozicion më lart se muajin e shkuar. Të besuarit e Challande kanë befasuar me performancën dhe dalëngdalë puna e tyre po shpërblehet. Në vend të parë renditet Belgjika, e ndjekur nga Franca dhe Brazili në të tretin.