Tottenham Hotspur në merkaton e verës ka hyrë në historinë e Premier League, ku një skuadër për herë të parë nuk ka bërë asnjë blerje, por edhe asnjë largim. Megjithatë sikurse raporton Tuttomercato, trajneri Pochetino është në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe ai është Ben Chilwell, 21 vjeçari i skuadrës së Leicester City.
Anglezi pëlqehet shumë nga tekniku për lojën e tij dhe në merkaton e janarit do të shohim nëse diçka e tillë do të arrijë të finalizohet, megjithëse një ofertë zyrtare nuk ka deri më tani.