Turbina ka programuar sot një miqësore me skuadrën e Apolonisë. Ndeshja do të nisë në orën 15:00 dhe do të zhvillohet në “Nexhip Trungu” të Cërrikut. Pak ditë më parë, të besuarit e Troisit u mundën minimalisht nga Bylis, teksa cërrikasit kanë bërë një merkato cilësore, duke pretenduar elitën për sezonin e ardhshëm.
Përballë do të jetë Apolonia, që nga ana e saj do të provojë tre lojtarët e rinj ganezë të afruar së fundmi. Fierakët u shpallën kampion të Kategorisë së Parë dhe sezoni I ri që pritet të nisë do t’I gjejë bardhjeshilët sërish në elitë. Më futbollin në bojkot, klubet I janë falur testeve miqësore për të mbajtur lojtarët në formën sportive.