Indrit Prodani po shijon këtë vit sezonin më të mirë në Superligë me Kastriotin. 22 vjeçari përpara tre sezonesh ishte pjesë e Laçit, duke u aktivizuar vetëm 55 minuta. Dy sezone te Kastrioti, djaloshi është duke zhvilluar sezonin më të mirë. Me 2127 minuta këtë sezon, Prodani ia ka dalë të luajë 26 ndeshje këtë vit teksa ka shënuar edhe 2 gola.
Mbrojtësi që aktivizohet edhe në mesfushë mban rekordin këtë sezon në Superligë me 15 kartona të verdhë, teksa dy të fundit ishin dje në humbjen që krutanët morën me Skënderbeun. Karton i kuq që në të 43 minutë, me Prodanin që la skuadrën me 10 lojtarë. Kartonat e verdhë janë diçka “në modë” për Prodanin, që njihet për grintë në ndërhyrje.