Qendërmbrojtësi i Shqipërisë dhe Hajdukut të Splitit Ardian Ismajli konfirmohet tashmë si njëri prej futbollistëve më të spikatur në kampionatin kroat. Falë paraqitjes bindëse ndaj Zapresicit ditën e shtunë kur fituan 3-2, 22-vjeçari kuqezi është zgjedhur si njëri prej “futbollistëve më të mirë të javës së 32-ë të ligës kroate.
Falë kësaj fitoreje Hajduk Spliti ngjitet në vendin e katërt me 53 pikë, pozicion që e dërgon në Europa League sezonin e ardhshëm.
Sezoni 2018/2019 ka qenë i jashtëzakonshëm për dy qendërmbrojtësit kuqezi Gjimshiti dhe Ismajli, të cilët tashmë mund të konsiderohen “muri i ardhshëm” i kombëtares sonë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.