Një situatë e paprecendent ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Milanit dhe Torinos e mbyllur me fitoren 1-0 të kuqezinjve. Në pjesën e parë mbrojtësit Kjaer u dëmtua dhe la fushën e lojës, në këtë moment trajneri Pioli i bëri me dije Mateo Musacchio për të hyrë në fushë. Qendërmbrojtësi refuzoi të hynte në fushë sepse ndiente dhimbje e në fund trajneri zgjodhi mbrojtësin e ri Gabbia.
Në fund të ndeshjes trajneri i Milanit sqaroi zgjedhjen Musacchios për të hyrë në fushë.
” “Ai nuk refuzoi të hynte. Ai më tha që ai kishte një problem muskulor në fazën e nxemjes. Ai mbeti në dhomën e zhveshjes sepse nuk ishte se ai mund të luante në pjesën e dytë nëse kishte dhimbje muskulare.”