I formuar në akademinë e Empolit në kra të Elseid Hysajt, në vitin 2012 bëri një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, ku iu bashkua Juventusit. Me shpresën se një ditë do të luante për kombëtaren italiane, tashmë ai është degraduar dhe së shpejti do të firmosë te Pnotedera në Lega Pro.
Elvis Kabashi, i cili refuzoi ftesën e kombëtares shqiptare U-21, para katër vitesh ishte një ndër lojtarët e jashtëzakonshëm në mesfushë. Që nga momenti kur refuzoi që t’i bashkohej Shpresave, Kabashi nuk ka ecur mirë në karrierën e tij dhe ka pasur vetëm rënie. Juventusi e huazoi te Pescara në Serie B, por sërish ishte një dështim. Të njëjtën gjë e bëri dhe në Holandë te Den Bosch, por sërish nuk shkoi siç parashikohej.
Sezonin e shkuar ai u aktivizua te Pontedera në Lega Pro, ku luajti rregullisht. Ndërsa aktualisht është pa ekip dhe pret që të marrë një ftesë nga e njëjta skuadër për të vazhduar karrierën e tij, sërish në Lega Pro ku do të kalojë përsëri si huazim nga Juventusi.