Federico Chiesa është lënë jashtë sfidës së sotme nga trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Montella. Shkaku që ka detyruar ”timonierin” vjollcë për të marrë këtë vendim, nuk dihet akoma. Egzisotjnë zëra që e lidhin Chiesan me merkaton pasi nuk dëshiron të rinovojë.
Klubi ka dalë me pretekstin se lojtari nuk është në kushtet e duhura fizike për të luajtur . Ndeshja me Leccen është shumë e vështirë dhe mungesa e një lojtari si Chiesa është e madhe. Nëse Fiorentina do arrijë të fitojë, mbetet të shihet.