Claudio Marchisio, ish-mesfushori i Juventusit, në një prononcim të dhënë për Tuttosport ka treguar një detaj shumë interesant nga karriera e tij. Në vitin 2006/2007, atëherë kur Juventusi shkoi në Serie B, Marchisio ishte vetëm 21 vjeç dhe Real Madrid e kontaktoi për të transferuar në Santioago Bernabeu.
Mirëpo, lojtari e ka refuzuar këtë gjë, që edhe pse luante në Serie B me Juventusin, ai ishte duke realizuar ëndrrën e tij, që ishte të luante për fanellën bardhezi. Sot, padyshim që ai është një legjendë e këtij klubi, duke arritur shumë suksese të mëdha në Itali, mes të tjerash ka luajtur edhe në finalen e Champions League, por pa mundur që të fitojë atë.